Venecia dëshiron të aplikojë programin e parë të pagesës së një tarife hyrëse për vizitorët ditorë.
”Qyteti planifikon të marrë parasysh kërkesën në çmimin e ri dhe të dyfishojë tarifën nga 5 euro në një maksimum prej 10 eurosh, kur qyteti lagunar të jetë veçanërisht i ngarkuar me turistë”, deklaroi Michele Zuin, një këshilltar bashkiak i qytetit.
Procesi i provës për këtë program zgjati rreth një muaj dhe arkëtoi më shumë se 2 milionë euro në arkat e shtetit.
Gjatë provës, tarifa hyrëse prej 5 eurosh u vendos ndërmjet orës 08:30 e deri rreth orës 16:00.
Për vizitorët është mundësuar një kod QR i cili mund të përdoret nëpërmjet internetit.
Gjithashtu dhe pagesa tashmë mund të realizohet nga telefonat celularë.
Venecia mbetet një nga qytetet më të vizituara në botë , e cila numëron rreth 15 milionë turistë në vit.