Këshilli i Ministrave miratoi sot ndërtimin e një centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë. Projekti do të realizohet nga shoqëria “Fortis Energy and Construction” SH.P.K.
Central me kapacitet 62 MW do të ndërtohet, pajiset me leje dhe do të vihet në operim brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. Afati i operimit të centralit është 49 vjet.
Ky projekt nuk është koncesion dhe nuk përfiton masa mbështetëse nga shteti.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrjen e punimeve dhe operimit, duke kërkuar raportime periodike nga kompania për ecurinë e projektit.
Kompania ka detyrimin t’i japë falas ministrisë 2% të prodhimit vjetor të energjisë ose vlerën monetare përkatëse në buxhetin e shtetit dhe të përmbushë kërkesat ligjore për shitjen e energjisë furnizuesit publik.
Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare.


