Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë

    October 25, 2024
    Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë
    Foto ilustruese

    TIRANË- Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë. Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj të transferohen jashtë vendit.

    “21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)” thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë dhe vendet e Punës për vitin 2023.

    Transferimi i vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove në Shqipëri ishte shumë më i lartë se në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës. Siç tregon anketa, tregu i punës në Shqipëri po përjeton një tranzicion të madh. Rreth një e treta e punëtorëve shqiptarë kanë përjetuar futjen e teknologjive të reja digjitale në vendin e tyre të punës.

    Të anketuarit u pyetën për ndryshimet që kishin ndodhur në vendin e tyre të punës gjatë 12 muajve të fundit për sa i përket menaxhimit, vetë punës, teknologjive të reja digjitale, produkteve ose shërbimeve të reja, apo zhvendosjes së prodhimit.

    Për shembull, rreth një në tre (35%), tregojnë se janë prezantuar teknologjitë e reja digjitale (26% në wB5 dhe 43% në BE). Për më tepër, gati gjysma e tyre (47%) thonë se janë zhvilluar produkte ose shërbime të reja në vendin e tyre të punës (38% në WB5 dhe 37% në BE) dhe janë integruar metoda të reja të menaxhimit (45% kundrejt 30% në WB5 dhe 35% në BE).

    Futja e teknologjive të reja digjitale raportohet më shpesh nga punëtorët më të rinj (53% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 21%-35% në grup moshat e tjera). Në mënyrë të ngjashme, 66% e atyre në profesione të kualifikuara raportojnë për një ndryshim të tillë. Ndryshime të tilla ndodhën gjithashtu më shpesh në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi (44%) dhe shërbime (42%) sesa në bujqësi ose industri (24%).

    Rritja e teknologjive digjitale ka transformuar ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë, duke nxitur një interes në rritje për të ardhmen e punës. Ndërkohë që pasojat e digjitalizimit për punësimin kanë qenë subjekt i shumë debateve, është më pak e njohur se si digjitalizimi po ndikon në atë që bëjnë punëtorët dhe nëse dhe si zhvillimi i arsimit dhe aftësive mund t’u mundësojë individëve të përfitojnë, në vend që të kërcënohen nga ndryshimi teknologjik.

    Anketa Evropiane për Aftësitë dhe vendet e Punës1(ESJS) mbledh informacion mbi kërkesat për aftësitë dhe vendet e punës, mospërputhjet e aftësive dhe kualifikimeve, si dhe pjesëmarrjen e punëtorëve të moshës madhore në arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidencës mbi ekspozimin e punëtorëve ndaj teknologjive digjitale dhe ndikimit të tyre në nevojat për aftësi./MONITOR

    shqipëri Vendet e punës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.