Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët! INSTAT: Shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

    March 23, 2026

    Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm për pensionistët. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri mesatar i të punësuarve ishte 4,886 persona më i ulët se në vitin 2024, me rënie -0.4%.

    Sipas të dhënave, rritja e vetme pozitive në të gjithë strukturën e punësimit vjen nga kategoria mbi 64 vjeç, e cila ka pësuar zgjerim me 8.7%, duke shtuar mbi 10 mijë persona të moshuar në radhët e të punësuarve brenda një viti. Ky trend ka zhvillime krejt të kundërta me grup-moshat e tjera, ku numri i të punësuarve 15-64 vjeç ka pësuar një tkurrje me 15,298 persona në krahasim me 2024.

    Nëse pensionistët nuk do të përfshiheshin në raportim shifrat e punësimit total do të shënonin një rënie shumë të fortë.

    Kjo zhvendosje demografike tregon se struktura e popullsisë po plaket me ritme të shpejta, duke detyruar tregun të adaptohet me forcën e punës që ka në dispozicion. Ndërsa të rinjtë e moshës 15-29 vjeç po zhduken nga radhët e të punësuarve me një rënie vjetore prej 4.3% në 2025 për shkak të uljes së lindjeve dhe emigracionit të lartë, pensionistët po kthehen në rezervën e fundit ku biznesmenët mund të gjejnë staf.

    Rritja e punësimit te pensionistët, ndonëse po shërben si një frymëmarrje artificiale për tregun e punës, fsheh pas pasojat e rënda që do të vijnë për skemën e sigurimeve shoqërore dhe qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve po shtrembërohet në mënyrë të rrezikshme, teksa forca aktive 15-64 vjeç po tkurret me mbi 18 mijë persona në vit, barra për të mbajtur sistemin po bie mbi një bazë gjithnjë e më të vogël të rinjsh.

    Në planin afatshkurtër, punësimi i moshës mbi 64 vjeç duket si një ndihmë për arkën e shtetit, pasi këta individë vazhdojnë të paguajnë kontribute ndërsa marrin pension. Megjithatë, kjo zgjidhje ku brezi i vjetër po punon për të financuar veten, për shkak të mungesës së zëvendësimit nga forca e re e punës që po emigron nuk ofron siguri në afat më të gjatë. Mbështetja tek pensionistët për të plotësuar vendet e punës që lënë të rinjtë po tregon se ekonomia po përshtatet me rënien, jo me rritjen. Presioni mbi buxhetin e shtetit do të rritet, duke detyruar ose rritjen e mëtejshme të moshës së daljes në pension, ose rritjen e taksave mbi ata pak të rinj që mbeten në vend./Monitor

    instat shqipëri Vendet bosh të punës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.