Sokol Xhepa me një përvojë 25 vjeçare, është një ndër kirurgët vaskularë më me tepër eksperiencë në Shqipëri.
Sokoli është djali i aktores së mirënjohur Margarita Xhepa dhe vëllai i aktorit të talentuar Ndriçim Xhepa.
Ai tregon se gjithmonë ka qenë i mbushur nga dashuria për kinematografinë. Nëna e tij madje e ka çuar edhe në një kino-provë për t’u provuar nëse kishte talent apo jo, ndaj ai u shpreh:
“S’kisha talent. Për aktrim? Jo, jo fare. Më provoi Margarita. Më çoi për kino-provë. Kam qenë i vogël në 8-vjeçare. Më çoi në kino-provë. Ka qenë filmi ‘Shoku ynë Tili’. Më dhanë një tekst dhe unë i thashë mamit në autobuz që ‘kot më çon se unë nuk di’. Ka qenë regjisor Fehmi Hoshafi. Bëra kino-provën dhe dola shumë keq. I thashë pastaj i inatosur se i thashë në autobuz që unë nuk bëja për këtë punë”.
Përse ky pasion kaq i madh për kinematografinë, kur nuk është pjesë e saj?

“Pasion…është mbushje e kohës së lirë. Mua më kujtohet që i vogël kur kishim pushimet e verës, rrinim tek pallati i pionerëve dhe aty ku është kinema Millenium sot ka pas qenë kinemaja e pallatit të pionerëve. Në qoftë se tjerët luanin lojërat e tyre, se ishte shumë e mbushur me aktivitete sportive atëherë, unë isha në kinema”.


