SHBA– Pronari i OnlyFans, Leonid Radvinsky, ka humbur jetën në moshën 43-vjeçare pas një beteje me kancerin që u mbajt sekret.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Leo Radvinsky. Leo ndërroi jetë në paqe pas një beteje të gjatë me kancerin.”-tha kompania në një deklaratë.
Biznesmeni ukrainas-amerikan bleu Fenix International, kompaninë që zotëron dhe operon OnlyFans, në vitin 2018 dhe mbeti drejtor dhe aksionar shumicë i kompanisë.
Beteja e tij me kancerin ishte kryesisht e panjohur për publikun dhe Radvinsky mbajti një profil të ulët, pavarësisht statusit të tij si miliarder. Ai ishte një donator i shquar për kauza mjekësore dhe, në vitin 2024, ai dhe gruaja e tij ishin mbështetës të mëdhenj të një programi grantesh prej 23 milionë dollarësh për kërkimin mbi kancerin përmes një fondacioni kërkimor gastrointestinal, sipas një raporti të Wall Street Journal./Radar.al


