Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në rrugën provinciale që lidh Turin me Casamassima.
Sipas burimeve mësohet se 32-vjeçari ka humbur kontrollin e traktorit dhe është përplasur më një mur. Më pas traktori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit.
Karabinierët kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e tragjedisë.


