Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Vd*kja e Fatos Nanos/ Mesazh ngushëllimi nga familja e Thaçit: Përkrahja që i dha Kosovës, historike

    November 1, 2025

    KOSOVË– Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet i izoluar në paraburgim në Hagë, ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen e ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij dhe respektin për kontributin që ai ka dhënë në politikën shqiptare. Në mesazhin e familjes Thaçi theksohet se kujtimi për Fatos Nanon do të mbetet i gjallë dhe se figura e tij zë një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Shqipërisë. Familja e Thaçit i ka përcjellë ngushëllimet e saj të sinqerta familjarëve të Nanos, institucioneve shtetërore dhe miqve të ish-kryeministrit.

    Në reagimin e tyre, ata kanë nënvizuar se Fatos Nano përfaqësonte brezin e politikanëve që udhëhoqën me sukses transformimin e Shqipërisë nga sistemi monist në një shoqëri demokratike dhe pluraliste. Ai u vlerësua për vizionin reformator, tolerancën dhe kulturën e tij politike moderne, që u kthyen në shembull për brezat e rinj. Familja Thaçi ka kujtuar gjithashtu mbështetjen që Nano i dha çështjes së Kosovës gjatë periudhës së vështirë të paraluftës dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, duke e konsideruar atë si një kontribut të rëndësishëm në historinë dhe unitetin e kombit shqiptar.

    E PLOTË: 

    Telegram ngushëllimi i Familjes Thaçi për Familjen Nano

    E nderuar Familje Nano,

    Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

    Në këto ditë dhimbjeje, në emër të Familjes Thaçi dhe të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve, përfaqësuesve të institucioneve të shtetit shqiptar dhe miqve të z. Nano.

    Fatos Nano i përket gjeneratës së liderëve që me sukses transformuan politikën shqiptare në kthesat historike nga sistemi monist në një shoqëri demokratike pluraliste. Me shpirtin reformator, tolerancën dhe kulturën politike moderne, ai dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik.

    Përkrahja që z. Nano i dha çështjes së Kosovës në periudhën e paraluftës dhe luftës së viteve 1998–1999 është historike dhe kontributi i tij mbetet një trashëgimi e çmuar e vlerave tona kombëtare.

    Kujtimi për ish-kryeministrin shqiptar, Fatos Nano, do të mbetet gjithmonë i përjetshëm.

    Me respekt të thellë,

    Familja Thaçi./Radar.al

    Hashim Thaçi Vdes Fatos Nano
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    April 29, 2026

    Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, akuza për kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.