Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    V*au gruan para syve të fëmijëve, shqiptari i dënuar për disa vepra penale, ja të gjitha krimet

    August 23, 2025

    Kërkimet në Greqi janë në kulmin e tyre për 40-vjeçarin shqiptar Pandeli Nokaleci, i cili mëngjesin e së premtes vrau gruan e tij 36-vjeçare, Mariola Nokaleci, në Volos, para syve të katër fëmijëve të tyre, të moshës 6 deri në 18 vjeç.

    Autori i krimit ka një të kaluar kriminale të pasur: ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe falsifikim. Në qershor të këtij viti, me urdhër të prokurorit, ai u transferua në një klinikë psikiatrike për ekzaminim pas një tentative vetëvrasjeje dhe qëndroi i shtruar në spital.

    Krimi i ndodhur
    Në një sherr fatal në banesën e çiftit, 40-vjeçari goditi Mariolën me një mjet pjekjeje për barbeque. Gruaja u sulmua fillimisht në apartament, pastaj në hyrje të pallatit, dhe më pas u rrëzua nga dritarja, duke gjetur vdekjen. Katër fëmijët e çiftit ishin dëshmitarë të tragjedisë. Vajza 16-vjeçare raportoi me lot: “E pashë babin duke i goditur mamin. Ata ziheshin shpesh. Ai ishte xheloz dhe për një kohë e kishte larguar nga shtëpia.”

    E shkuara kriminale e autorit
    2013: Arrestuar për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në Greqi.

    2018: Dënuar me 1 vit burg për dhënien e deklaratave të rreme.

    2019: Arrestuar dy herë për posedim droge.

    2020: Vuajti 4.5 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

    2024: Arrestuar për dëbim administrativ.

    Qershor 2025: Shtruar në spital psikiatrik pas tentative vetëvrasjeje.

    Sipas raportimeve, burri është arratisur menjëherë pas krimit, dhe policia greke ka nisur një kërkim të gjerë për kapjen e tij. Hetimi paraprak po zhvillohet nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Volos, dhe një autopsi është urdhëruar për të përcaktuar shkaqet e plota të vdekjes së gruas.

    Krimi ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa fëmijët e çiftit janë duke marrë mbështetje psikologjike pas ngjarjes traumatike.

    greqi Pandeli Nokaleci shqiptari vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.