Situata nga zjarret në Gramsh vijon të jetë e vështirë. Gjatë orëve të fundit, në bashkinë e qarkut të Elbasanit është identifikuar një vatër e re, më konkretisht në fshatin Ermenj.
Në pamjet e siguruara nga Radar.al, shihet se një fushë e madhe me barishte dhe pemë është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës ndodhen aty për ta neutralizuar.
Kujtojmë se prej disa ditësh tashmë, situata në fshatrat e Gramshit është tepër kritike, ku qindra hektarë me bimë dhe pemishte janë shkrumbuar, ndërsa ndërhyrjet e emergjencave janë përqendruar nga toka dhe ajri për ta kthyer situatën në normalitet.
Radar.al


