Site icon Informohu siç duhet

Vatikani me lajm të mirë: Papa Françesku po përmirësohet

Vatikani me lajm të mirë: Papa Françesku po përmirësohet

Së fundmi Vatikani bën me dije se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po pushon të enjten.

Ndërsa më tej theksohet fakti se ai vijon të jetë i shtruar në një spital të Romës për trajtimin e pneumonisë në të dy mushkëritë.

Në orët e vona të mërkurës Vatikani njoftoi për një përmirësim të lehtë të gjendjes së Papës 88-vjeçar.

Pavarësisht kësaj akoma nuk është qartësuar nëse Papa vazhdon të konsiderohet në gjendje kritike.

Selia e Shenjtë vuri në dukje se një problem me veshkat, për të cilin u njoftua disa ditë më parë, është tejkaluar.

Kujtojmë se  Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt. Qëndrimi i tij në spital është më i gjati që kur u bë Papë.

 

Exit mobile version