Pas vatrave të mëdha të zjarrit në Dukat të Sipërm dhe në zonën malore pranë Llogarasë, një vatër e re është regjistruar këtë të hënë në Dukat Fushë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë një sipërfaqe të konsiderueshme toke të përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv. Temperaturat e larta dhe era e fortë po e përhapin me shpejtësi, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen nga toka dhe duke rrezikuar disa banesa në zonë.
Autoritetet vendore dhe shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë situatën dhe po shqyrtojnë mundësinë e ndërhyrjes nga ajri nëse përhapja e flakëve bëhet edhe më e rrezikshme.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, ndërsa grupet hetimore pritet të vlerësojnë dëmet dhe të identifikojnë origjinën e tij pasi situata të vihet nën kontroll.


