Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Jurgen Uldedaj, kampion bote. Shqiptari ngjitet në majat e boksit

    Tentoi të përdhunojë një vajzë në tren, arrestohet 26-vjeçari egjiptian në Paris

    Rekord sulmesh nga arinjtë në Japoni, dhjetë të vdekur brenda vitit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    V*asja e të miturit në Maliq, reagon familja e Martin Canit: Tik Tok-u s’qenka problemi, qeveria të reagojë

    August 17, 2025

    Familja e Martin Canit, të miturit që humbi jetën disa muaj më parë pas sherrit me një bashkëmoshatar, kanë reaguar përmes një deklarate mbi një episod të ngjashëm që ndodhi para disa ditësh në Maliq. Sipas familjes Cani u dëshmua se mbyllja e TikTok-ut, nuk është fundi i problemeve mes të miturve.

    Ata theksojnë se tragjedia nuk ka lidhje me rrjetet sociale, por me mungesën e sigurisë dhe papërgjegjësinë institucionale: “Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga rrjetet sociale.

    Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve,” thuhet në dokument.
    Familja kërkon masa konkrete për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor, duke theksuar se vetëm kështu mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.

    Në këtë moment dhimbjeje të madhe, familja Cani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe të afërmit e të miturit të vrarë dhe i bën thirrje shtetit për drejtësi dhe veprime reale.

    Letra e plotë:

    Deklaratë për shtyp

    Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka rradhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?

    Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.
    Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet.

    Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj.
    Familja Cani

    Maliq Martin Cani vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Jurgen Uldedaj, kampion bote. Shqiptari ngjitet në majat e boksit

    October 26, 2025

    Tentoi të përdhunojë një vajzë në tren, arrestohet 26-vjeçari egjiptian në Paris

    October 25, 2025

    Rekord sulmesh nga arinjtë në Japoni, dhjetë të vdekur brenda vitit

    October 25, 2025

    ‘Dorëzohet’ Trump, kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

    October 25, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Vetëbesimi në ADN, shenjat e zodiakut që nuk dyshojnë kurrë në veten e tyre

    Parashikimi i horoskopit 24 Tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Sot energjia juaj është në kulm, parashikimi i horoskopit 23 Tetor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.