Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vapa e gushtit rrit çmimin e kondicionerëve në rekorde

    September 10, 2024

    TIRANË– Ndryshimet klimaterike me temperatura ekstreme deri në 40 gradë gjatë periudhës së verës po rrisin gjithnjë e më shumë kërkesën për kondicionerë.

    Sipas të dhënave të INSTAT çmimi i kondicionerëve u rrit me 7.7 % në muajin gusht në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

    Teksa për shumicën dërrmuese të artikujve të konsumit rritja e çmimeve është frenuar gjatë muajit gusht për kondicionerët, jo vetëm që pati një rritje të lartë, por u shënua rekord (shiko grafikun e mëposhtëm).

    Shqipëria si një vend me klime mesdhetare me ngrohjen globale po përjeton valë të nxehti, të cilat në qytete janë bërë edhe agresive nga betonimi i tepërt dhe mungesa e gjelbërimit.

    Ndërtimi edhe pse është aktiviteti kryesor në ekonominë shqiptare në të shumtën e rasteve nuk ofron cilësi. Banesat ende ndërtohen pas sistemet e ngrohjes dhe ftohjes dhe investimi në kondicioner shihet si një zgjidhje emergjente për të përballuar temperaturat e larta.

    Rritja e çmimeve të kondicionerëve në muajin gusht lidhet me kërkesën e lartë. Produktet tani po përdoren edhe në qytetet e veriut të vendit, pasi valët e nxehtit po godasin njësoj këto vitet e fundit.

    Instalimi dhe përdorimi në masë i kondicionerëve vuri nën presion furnizimin me energji të vendit dhe solli ngarkesë në linjat e transmetimit.

    Gjithashtu përveç blerjes së pajisjeve familjet po rrisin shpenzimet viti pas viti për faturat e energjisë për të siguruar ftohjen në verë.

    Një studim i Bankës Botërore këtë vit tregoi se në qytetet  e mëdha Shqiptare, Tiranë, Durrës dhe Fier temperaturat janë 7 gradë më të larta nga mungesa e gjelbërimit. Ndotja e ajrit dhe ndërtimi intensiv bën në qytetet e mëdha temperaturat të jene shumë më të larta se realet, duke ndikuar më tej kërkesën për pajisje që sigurojnë ftohjen e ambienteve.

    Ndryshimet klimaterike dhe sidomos temperaturat e larta janë duke krijuar një kosto shtese në të gjithë ekonominë në tërësi. Por efektet më të dukshme janë në prodhimin bujqësor dhe në cilësinë e jetës. Shumë kultura bujqësore vit pas viti dështojnë të prodhojnë nga temperaturat e larta të sezonit të verës.

    Institucionet financiare ndërkombëtare kanë lajmëruar se, ndikimi i klimës në ekonomi do të rritet vit pas vite nëse shtetet nuk marrin masa për të zbutur efektet e saj. Shqipëria nga këto ndryshime rrezikon përmbytje, rrëshqitje të dherave dhe zjarre gjatë periudhës së verës./MONITOR

    kondicioner Vapa e gushtit rrit çmimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.