Vajza e aktores së njohur shqiptare, Julia Ilirjani, njëkohësisht edheh ish-banore e BBV3, Renee Reffo ka qenë e ftuar në “Top Arena” ku ka folur edhe për jetën e saj në Amerikë.
Renne është shumë e njohur në rrjetet sociale pasi në llogarinë e saj në TIKTOK ajo është gjithmonë shumë e sinqertë duke treguar mbi përditshmërinë e saj apo edhe për gjëra të veçanta.
Në videot e saj e ka treguar se punon si Bartender, një punë e cila i siguron sipas saj të ardhura të mira.
Ajo u shpreh se gjatë ndeshjeve në Amerikë arrin të fitojë më tepër bakshishe.
“Ti çfarë mendon për ndeshjen e nesërme, ose për futbollin?”– e ka pyetur Manushi.
Ajo ka thënë se nuk i pëlqen e nuk kupton nga sporti, por e rëndësishme është fakti që fiton goxha para.
“Unë kam zero lidhje me sportin. E vetmja lidhje që kam është se kur punoja në Amrikë, ata shikonin futboll dhe unë fitoja më tepër bakshishe. Unë s’ia kam idenë farë sportit.”- ka thënë Renee.


