DURRËS-“Blutë” e Durrësit kanë vënë në pranga një shtetas 56-vjeçar të identifikuar si R.L., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 56 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Radar.al


