TIRANË– Aktori i humorit, Jul Deda ka uruar në llogarinë e tij në Instagram, djalin e tij për ditëlindje.
Përmes një postimi emocionues aktori ka uruar djalin, Mateo Deda duke publikuar një foto të tij, teksa luan futboll me fanellën e ekipit të Tiranës.
“Gëzuar ditëlindjen, biri im, kampioni im, krenaria ime!”– shkruan Juli, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë për djalin./Radar.al



