FRANCË– Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Macron përmes një postimi në rrjetin social “X” e cilëson Ramën një “mik të dashur” dhe thekson mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë.
“Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe gjatë një vizite që do të na ndihmojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!”-shkruan Macron.
Ky është një tjetër mesazh mbështetjeje nga një prej liderëve kryesorë europianë, pas urimeve të ngjashme nga Giorgia Meloni, Pedro Sánchez, Keir Starmer dhe të tjerë./Radar.al
PS korri fitore/ Tik Lapaj me buzëqeshjen vesh më vesh nuk e fsheh lumturinë
Mori peng një vajzë në Tiranë dhe e kanosi, arrestohet 29-vjeçari
LAJM I FUNDIT/ SPAK urdhëron sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi


