Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    A e dinit? Banori i “Ferma VIP” ka qenë në një romancë me Ema Andrean

    “Ka kryer marrëdhënie intime”/ Shqipe Hysenaj nuk ia përton Arjan Konomit

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

    November 22, 2025

    UKRAINË– Derisa Ukraina e ka shënuar Ditën e Përkujtimit të Holodomorit më 22 nëntor, Rusia e kreu një sulm të madh gjatë natës, në një kohë kur trysnia ndaj Kievit po rritet për ta pranuar një marrëveshje për paqe, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës.

    Të shtunën e katërt të nëntorit, ukrainasit nderojnë viktimat e Holodomorit, urisë së madhe të shkaktuar nga njeriu dhe e orkestruar nga Qeveria sovjetike në vitet ‘30, e cila çoi në vdekjen e miliona ukrainasve.

    Në një postim në X, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “të gjithë e dimë si dhe pse” ndodhi uria.

    “Dhe, edhe një herë po mbrohemi nga Rusia; një Rusi që nuk ka ndryshuar, e cila po sjell vdekje përsëri”, shtoi ai.

    Zelensky nuk e përmendi planin e paqes të hartuar nga SHBA-ja, por shkroi: “E kemi mbrojtur Ukrainën, e mbrojmë tani dhe do ta mbrojmë gjithmonë. Sepse, ky është i vetmi vend që kemi. Dhe, në shtëpinë tonë, Rusia nuk do të jetë kurrë zot”.

    Gjatë natës, Rusia sulmoi Ukrainën me mbi 100 dronë dhe një raketë balistike, duke goditur një pikë të rëndësishme kufitare me Rumaninë.

    Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 89 nga 104 dronët sulmues të lëshuar nga drejtime të ndryshme në të gjithë Rusinë dhe territoret e pushtuara, tha ushtria ukrainase më 22 nëntor.

    Megjithatë, 13 dronë goditën 15 lokacione, dhe një raketë balistike Iskander-M goditi objektivin e saj.

    Një dron rus dëmtoi infrastrukturën në pikëkalimin Orlivka në kufirin Ukrainë–Rumani, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të operacioneve të kompleksit të trageteve. Dy persona u plagosën dhe 11 kamionë u dëmtuan, së bashku me disa ndërtesa administrative, njoftuan zyrtarët.

    Sulmet vijnë teksa presidenti i SHBA, Donald Trump, po ushtron trysni mbi Ukrainën që ta pranojë një plan paqeje me 28 pika deri më 27 nëntor, duke kërcënuar se do ta ndalë mbështetjen amerikane nëse Kievi e s’e pranon propozimin.

    Plani kërkon që Ukraina ta dorëzojë mbi 20 për qind të tokës së saj, ta kufizojë ushtrinë nga 880.000 në 600.000 trupa, dhe të heqë dorë nga synimi për anëtarësim në NATO.

    Duke iu drejtuar kombit, Zelensky tha më 21 nëntor se vendi i tij po përballet me “një nga çastet më të vështira” në historinë e tij teksa shqyrton planin e paqes të hartuar nga SHBA-ja.

    Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, duket se e mirëpriti propozimin amerikan, duke thënë se ai mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje përfundimtare për paqe.

    Ky ishte konfirmimi i tij i parë publik se Moska e ka pranuar planin. Putin paralajmëroi se forcat ruse do të vazhdojnë përparimin nëse Ukraina e refuzon marrëveshjen.

    Në një postim në X më 22 nëntor, nënpresidenti amerikan JD Vance mbrojti kornizën e planit, duke renditur tri kërkesa: ndalimin e vrasjeve duke ruajtur sovranitetin e Ukrainës, pranueshmërinë nga të dyja palët dhe maksimizimin e gjasave që lufta të mos rifillojë./REL

    Holodomorit Ukrainë Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    A e dinit? Banori i “Ferma VIP” ka qenë në një romancë me Ema Andrean

    April 18, 2026

    “Ka kryer marrëdhënie intime”/ Shqipe Hysenaj nuk ia përton Arjan Konomit

    April 18, 2026

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    April 18, 2026

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.