Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ukraina: Rusia na sulmoi me raketë balistike ndërkontinentale

    November 21, 2024
    Ukraina: Rusia na sulmoi me raketë balistike ndërkontinentale

    UKRAINË– Ukraina thotë se Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale gjatë natës, duke shënjestruar qytetin Dnipro në pjesën qendrore-lindore të vendit. Kjo është hera e parë që Moska përdor një raketë të tillë gjatë luftës.

    Raportimet e Forcës Ajrore të Ukrainës për sulm rus me raketë balistike ndërkontinentale pasuan sulmet e Ukrainës me raketa amerikane dhe britanike ndaj objektivave brenda Rusisë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga Moska se një veprim të tillë do ta konsideronte si përshkallëzim të madh në luftën 33-muajshe.

    Forca Ajrore e Ukrainës, mëngjesin e 21 nëntorit, tha se trupat ruse sulmuan Dnipron me lloje të ndryshme raketash, duke përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale.

    Rusia, e cila e pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, nuk komentoi menjëherë mbi deklaratën e Forcave Ajrore.

    Rusia, gjithashtu, lëshoi një raketë hipersonike Kinzhal dhe shtatë raketa lundruese Kh-101, nga të cilat gjashtë u rrëzuan, tha Forca Ajrore e Ukrainës.

    Raketat balistike ndërkontinentale (ICBM) janë armë strategjike të dizajnuara për të shpërndarë koka bërthamore dhe janë një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes bërthamore të Rusisë.

    Ukrainasit nuk specifikuan se çfarë lloj koke kishte raketa apo çfarë tipi rakete ishte. Nuk ka asnjë sugjerim nëse ajo ishte e pajisur me armë bërthamore.

    Sipas autoriteteve lokale, një ndërmarrje industriale u dëmtua në Dnipro për shkak të goditjes, dhe dy zjarre shpërthyen gjithashtu në qytet.

    Kryetari i Bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, shtoi se ndërtesa e Qendrës për rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara u dëmtua nga bombardimet.

    Ky zhvillim ndodh ndërsa lufta ka marrë një dimension gjithnjë e më ndërkombëtar me mbërritjen e trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë në fushën e betejës.

    Një ditë më parë, Ambasada e SHBA-së në Ukrainë raportoi se kishte marrë “informacione specifike” për një sulm të mundshëm të rëndësishëm ajror rus më 20 nëntor. Si masë paraprake, Ambasada u mbyll. Më pas, misionet diplomatike të Spanjës, Italisë dhe Greqisë njoftuan gjithashtu mbylljen për vizitorët më 20 nëntor./REL

    Si rekruton Rusia të huajt Ukraina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    April 30, 2026

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.