Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “UÇK luftoi për liri, jo për shkatërrim” – Jakup Krasniqi në Hagë: Akuzat, vazhdim i propagandës së regjimit serb

    February 18, 2026

    Jakup Krasniqi deklaroi në gjykimin që po zhvillohet në Hagë se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte si synim çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, jo shkatërrimin e ndonjë kombi tjetër.

    Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se akuzat e ngritura ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve janë, sipas tij, “vazhdim i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë”. Krasniqi u shpreh krenar për veprimtarinë e tij politike, duke shtuar se gjithmonë ka qëndruar në anën e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

    Ai kujtoi se krimet dhe persekutimet e kryera nga forcat serbe janë pjesë thelbësore e kontekstit historik dhe nuk mund të ndahen nga veprimet që po shqyrtohen në gjykatë. “Ato nuk janë në sfond, por të shkruara në historinë publike me shkronja të mëdha”, u shpreh ai, duke kërkuar nga trupi gjykues që të mos “ngatërrojë pasojën me shkakun”.

    Sipas Krasniqit, lufta për liri nuk ishte një rast i izoluar, por pjesë e përpjekjeve historike të kombeve që kanë kërkuar çlirim nga shtypja. Ai theksoi se e drejta ndërkombëtare njeh të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe për t’u mbrojtur nga persekutimi sistematik.

    “Populli ynë kurrë nuk ka kërkuar shkatërrimin e një kombi, etnie apo feje tjetër. Ne luftuam për jetën, lirinë, demokracinë, barazinë dhe drejtësinë”, tha ai, duke nënvizuar se qëllimi ishte rikthimi i Kosovës te qytetarët e saj për të jetuar me dinjitet.

    Në përfundim, Krasniqi kërkoi nga gjykata që provat dhe dëshmitë të shqyrtohen me objektivitet, duke shtuar se qëndron para drejtësisë “i përgjegjshëm dhe i pafrikësuar për të vërtetën”.

    akuzat Krasniqi luftoi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.