TEHERAN– Në mediat e huaja janë bërë virale disa pamje të një gruaje e cila është zhveshur vetëm në të brenshme, duke qëndruar kshtu pa rroba mes shumë njerëzve në universitetin e Teheranit.
Ndërkohë sipas disa studentëve thuhet se ishte një protestë kundër kodit të rreptë të veshjes islamike të vendit.
Një video që qarkullon në mediat sociale dhe e shpërndarë nga grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” tregon vajzën e ulur jashtë universitetit me të brendshme dhe me flokët e saj të zbuluar.
Ndërkohë në një video tjetër shihet teksa ajo ec nëpër rrugë e zhveshur, dhe papritur një grup burrash e rrethojnë dhe e fusin në një makinë dhe të largohen.
Amnesty tha të shtunën se gruaja ishte “arrestuar me dhunë” pasi ajo protestoi kundër “zbatimit abuziv” të kodit të veshjes në Universitetin Islamik Azad të Teheranit./CNN/Radar.al


