Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dyshohet se lejuan kultivimin e lëndëve narkotike, AMP nis hetim ndaj zinxhirit komandues të komisariatit të Policisë Divjakë

    Zjarri në Drizë, Përgjegjësi i Mbrojtjes Civile i Fierit: Flakët ishin pranë oborreve të banesave!

    George Clooney ‘kurorëzon’ arritjet e një jete, Festivali i Venecias e nderon me ‘Luanin e Artë’

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U zhvati 50 milionë euro evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

    July 6, 2026
    U zhvati 50 milionë euro evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

    Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën,  bosi i mashtrimeve me Call Center që u arrestua më 3 korrik . Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

    E njëjta masë sigurie, “Arrest në burg”, është caktuar edhe për Xhoni Hitaj, i akuzuar gjithashtu për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, si dhe për Redion Rexhmati, që akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

    29-vjeçari në kërkim ndërkombëtar u kap nga policia e Vlorës dhe Forcat Operacionale teksa po qëndronte në një vilë luksoze në Dhërmi. Në pranga përfundoi edhe bashkëpunëtori i tij, 31-vjeçari Xhoni Hitaj, edhe ai i shpallur në kërkim.

    Sipas hetimeve, dyshohet se ai organizonte rrjetin e call center-ave që mashtronte qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian, duke i bindur të investonin në platforma të bursës. Dëmi ekonomik vlerësohet mbi 50 milionë euro.

    Nga hetimet rezulton se Pepnikaj zotëronte 50% të aksioneve të shoqërisë “Gama Media Communication”, themeluar në korrik 2021 me Jurgen Melën.

    Operacioni për goditjen 3 e call center-ave mashtrues që ushtronin aktivitetin kriminal në 12 zyra në kryeqytet, u krye në prill të këtij viti pas një hetimi dyvjeçar të Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet austriake. Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan 900 mijë euro cash dhe në pranga ranë 10 persona.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dyshohet se lejuan kultivimin e lëndëve narkotike, AMP nis hetim ndaj zinxhirit komandues të komisariatit të Policisë Divjakë

    July 6, 2026

    Zjarri në Drizë, Përgjegjësi i Mbrojtjes Civile i Fierit: Flakët ishin pranë oborreve të banesave!

    July 6, 2026

    George Clooney ‘kurorëzon’ arritjet e një jete, Festivali i Venecias e nderon me ‘Luanin e Artë’

    July 6, 2026

    50 mijë qese buke për të luftuar mashtrimin online, fushata e pazakontë e policisë belge

    July 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.