Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    U zgjodh kryetar i Kuvendit/ Basha: Sfida e këtyre muajve ishte dëshmi se jemi vend demokratik

    August 26, 2025
    U zgjodh kryetar i Kuvendit/ Basha: Sfida e këtyre muajve ishte dëshmi se jemi vend demokratik
    Dimal Basha

    PRISHTINË– Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka mbajtur fjalimin e parë si kryeparlamentar.

    Teksa mbajti fjalën e tij si Kryetar Kuvendi ai tha se është përgjegjësi e madhe detyra e re që mban.

    Basha deklaroi se sfida dhe ngërçi muajve të fundit ishte shkollë që i ka shërbyer demokracisë së Kosovës.

    Ndër të tjera shtoi se deputetët duhet të jenë të bashkuar me qëllim mbrojtjen e sovranitetit të vendit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

    “Faleminderit për besimin tuaj. Ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica të panumërta, mbi gjakun, mundin që besuan se e ardhmja e vendit ishte më e madhe se sa vetë jeta. Një falenderim i madh shkon për gratë dhe nënat, që mbeten një themel i shëndoshë për vendin. Përulje dhe falënderim për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribuuan për një shoqëri të fortë dhe demokratike. Sot kjo republikë qëndron e pavarura në krah të vendeve mike. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj. Ka disa muaj që Kuvendi është ballafaquar me një problem që s’është hasur më herët, por që është i pranishëm edhe në vendet mike. Gjithçka ka ndodhur në konturat e një vendi demokratik. Kjo është dhe një herë dëshmi, se Kosova është një vend demokratik. Në rastet më të vështira, ky popull ka dëshmuar se mund të lerë mënjanë diferencimet dhe të ngrihet për kauza të përbashkëta. Duhet të jemi të bashkuar në qëllimet tona, mbrojtja e sovranitetit të vendit tonë për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Qeveria me vullnetin e Kurtit dhe punën e policisë sonë kanë arritur të thyejnë grupet kriminale. Shteti ynë ka monopolin e dhunës në territorin e Kosovës, pa përfshirë zhvillimin e mirëqenies dhe ekonomisë. Të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë që shfaq tendenca territoriale. Mbrojtja është përgjegjësi e përbashkët. Nga ky Kuvend bëj thirrje për një Serbi që e njeh Kosovën si shtet të pavarur, fqinjësi të mirë dhe gjenerata me respekt dhe tolerancë. Ne jemi për ndërtim të urave të bashkëpunimit. Demokracia është larmishmëria e ideve ndryshe. Në këtë Kuvend pres debat të hapur, përballje politike për një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar. Partitë i kemi ndryshe, por Kosovën e kemi bashkë.”- tha Basha./Radar.al

    LAJM I FUNDIT/ Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Dimal Basha U zgjodh kryetar i Kuvendit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.