VLORË– Një punonjës i bashkisë së Vlorës, i cili ndodhej pranë 4-vjeçares në momentin që u sulmua nga qeni pitbull në Vlorë, ka arritur që ta shpëtojë të miturën nga lëndime më të mëdha.
Më tej ai u shpreh se kur pa që qeni e sulmoi, iu afrua me shpejtësi dhe e kapi nga zinxhiri, duke e larguar nga 4 vjeçarja.
Sipas qytetarit qeni lëvizte nëpër qytet pa pronar dhe me një zinxhir të lidhur në qafë.
“Vajza ishte më nënën me gjyshen dhe gjyshin. Qeni po kalonte atje, u turr dhe i kapi kokën. Vajta e kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Qeni ka tre ditë rrugëve. Vajzën e kafshoi në kokë… shpëtoi, fati i saj dhe që unë ndërhyra në moment. Qeni ka gjithë ditën që vjen vërdallë me një zinxhir.”-tha ai./Radar.al


