Katër individë janë arrestuar në Ksamil pas një konflikti që nisi pas një aksidenti automobilistik.
Personat e arrestuar janë: A. M., 28 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në Delvinë, si dhe M. N., 40 vjeç, dhe V. M., 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Incidenti ndodhi dje në Ksamil, kur dy automjete u përplasën për motive të papërfillshme dhe pas kësaj ngjarjeje, drejtuesit e tyre u përfshinë në një përplasje fizike. Gjatë kontrollit të automjeteve të tipit “Audi” dhe “Nissan”, policia gjeti dhe sekuestroi dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.


