Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Divjakë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është përmbysur me mjetin e tij bujqësor.
Viktima, Maliq Meta, po lëvizte në një rrugë rurale në zonën e parcelave, kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë, mjeti është përmbysur në një kanal anësor, duke e zënë të zotin poshtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve të zonës që u përpoqën ta ndihmonin, 62-vjeçari ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të rënda.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.


