Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U përcoll për në banesën e fundit/ DW: Janullatos urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë

    January 31, 2025
    U përcoll për në banesën e fundit/ DW: Janullatos urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë
    Janullatos

    Me lutje të përzemërta dhe duatrokitje plot mirënjohje u përcoll në banesën e fundit kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë.

    Ceremonia që zgjati 2 orë e 30 minuta, u zhvillua në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Mesha u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës.

    Politikanë të ngjyrave të ndryshme politike, drejtues të besimeve të tjera fetare, përfaqësues të lartë te shtetit shqiptar dhe atij grek u bënë bashkë për të nderuar figurën më të shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjatë shërbesës, u mbajtën disa fjalime, që ngrinin lart kontributin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

    Vizioni i kryepeshkopit, burim frymëzimi

    “Sa më shumë kalon koha, aq më e qartë bëhet për të gjithë ne madhështia e veprës së Kryepiskopit Anastas”. Kështu e nisi fjalën e tij Joani i Korçës, mitropoliti mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, duke e vënë theksin tek kontributi 33-vjeçar i Janullatosit, për ringritjen e kishës dhe shërbimin ndaj besimtarëve dhe të pamundurve.

    “Një teolog vizionar, por edhe udhëheqës pragmatik” e cilësoi Anastasin, peshkopi Heinrich Bedford-Strohm, Kryetar i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave. “Shkrimet teologjike të Kryepeshkopit Anastas për çështje kritike, mbeten burim i fuqishëm frymëzimi që inkurajojnë të krishterët në mbarë botën për të mbyllur ndasitë” – u shpreh peshkopi gjerman.

    Ndërsa patriarku Ekumenik Bartholomeu gjatë shërbesës së varrimit tha se kisha mëmë do të vijojë të mbështesë kishën autoqefale shqiptare, po ashtu edhe pasardhësin e kryepeshkopit Anastas.

    Urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë

    Përfaqësues të partive politike lanë mënjanë ndasitë e mëritë që bërtiten të enjteve në Parlament, për të nderuar së bashku figurën e kryepeshkopit. Të pranishëm në funeral ishin figurat më të larta të shtetit shqiptar, e po ashtu personalite nga fusha të ndryshme.

    Në mes të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë Demokratike, Sali Berisha, qëndronte kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit shoqërohej nga një delegacion i gjerë, nga peë ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Athina, përfshirë edhe opozitën greke.

    “Anastasi erdhi mes nesh si një prift nga Greqia dhe po largohet si Anastasi i Shqipërisë” – u shpreh kryeministri i Shqipërisë gjatë fjalës së tij, duke e ngritur lart figurën e kryepeshkopit.

    Rama kujtoi edhe një intervistë të fundit të Janullatosit ku shprehej se donte që pasuesi i tij të jetë shqiptar, “sepse ajo nukështë pjesë e kishës së Greqisë. Ajo është një ndër 14 kishat ortodokse autoqefale të botës” – kujtoi Rama.

    Ndërsa kryeministri grek nuk e quajti aspak rastesi “që Janullatosin sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë”.

    “Kryepiskopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet “diplomati i dashurisë.” – shtoi me tej Mitsotakis.

    Lidhja e Janullatosit me Shqipërinë
    Anastas Janullatos u caktua në 1991 nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri dhe u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, kur ishte në moshën 63-vjeçare.

    Përmes vështirësive të shumta ai ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila si edhe fetë e tjera ishte e ndaluar nga regjimi komunist në vend. Krahas ringjalljes së më tepër se 400 famullive, u themelua edhe Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës si dy lice kishtarë ku u shkolluan mbi 150 klerikë./DW

    janullatos urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.