Në një konferencë të dhënë ditën e sotme për mediet, kryedemokrati Berisha reagoi në lidhje me “memorandumin e Kuçit”, nëpërmjet të cilit Rama parashikoi fitoren e tij me 78 deri në 88 mandate.
Kryedemokrati u shpreh se Rama po kalon ditët e fundit në zyrën e kryeministrit, ndërsa planet e tij mbeten qesharake.
“Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët ta kanë prerë biletën, mezi të pret McGonigal, me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllë vertebrore me të”, tha Berisha.


