Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Epoka e inteligjencës artificiale/ Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare

    Aksident i rëndë në Indonezi/ Përplasen dy trena, humbin jetën 14 persona

    SIPRI: Shpenzime rekord për armët, përsëri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    U lirua gabimisht nga burgu, alarm në Britani, operacion masiv për gjetjen e azilkërkuesit

    October 25, 2025

    Autoritetet britanike kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për një azilkërkues etiopian që u lirua gabimisht nga burgu, ndonëse ishte dënuar për sulme seksuale ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në qytetin Epping, qarku Essex.

    I dyshuari, Hadush Gerberslasie Kebatu, ishte dënuar më herët këtë vit me 12 muaj burg, pasi u shpall fajtor për dy akuza për sulm seksual, tentativë për sulm seksual, nxitje të një vajze të mitur për marrëdhënie seksuale dhe ngacmim pa dhunë.

    Gjatë seancës së dënimit në shtator, gjykatësi Christopher Williams paralajmëroi se Kebatu “përbën një rrezik të konsiderueshëm për përsëritjen e veprës”.

    Lirimi “aksidental” që tronditi autoritetet

    Sipas Sky News, Kebatu u lirua nga burgu HMP Chelmsford, pasi ishte planifikuar që të deportohej menjëherë nga autoritetet britanike të emigracionit.
    Megjithatë, për arsye ende të paqarta, transferimi nuk u krye, dhe i dënuari u la i lirë.

    Policia e Essex-it njoftoi se gabimi u zbulua të premten, rreth orës 12:57, ndërsa hetimet zbuluan se Kebatu kishte hipur në një tren drejt Londrës nga stacioni Chelmsford në orën 12:41. Treni ndaloi në Shenfield dhe Stratford, përpara se të mbërrinte në stacionin London Liverpool Street në orën 13:18.

    Forcat e rendit u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos i afrohen të dyshuarit, por të kontaktojnë menjëherë policinë nëse e shohin.

    azilkërkuesi britani burgu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Epoka e inteligjencës artificiale/ Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare

    April 28, 2026

    Aksident i rëndë në Indonezi/ Përplasen dy trena, humbin jetën 14 persona

    April 28, 2026

    SIPRI: Shpenzime rekord për armët, përsëri

    April 28, 2026

    SHBA paralajmeron: Bizneset që bashkëpunojnë  me linjat ajrore iraniane rrezikojnë sanksione

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.