Gjatë mëngjesit së sotëm në Borsh është gjetur pa shenja jete në det, 42 vjeçari nga Borshi.
Sipas burimeve, shtetasi D. E., 42 vjeç ishte larguar nga banesa e tij pa vënë në dijeni familjarët, pasi ai mësohet se kishte probleme me shëndetin mendor.
Policia po kryen hetimet në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë
Sot, në Borsh, nga shërbimet e DVKM Vlorë është gjetur, dyshohet i mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. E., 42 vjeç, banues në Borsh.
42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


