VORË– Është vënë në pranga një shtetas 32-vjeçar pasi ka goditur me thikë bashkëshoren e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi i riu është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas e ka goditur me thikë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.


