TIRANË– Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të konsoliduar dhe jetëgjatë në showbizzin shqiptart, ndërsa janë bërë edhe prindër të dy fëmijëve.
Për shkak të koncerteve të shumta dhe angazhimit në karrierën muzikore, Albani në shumë intervista apo edhe përmes Instagramit ka treguar se ndan pak kohë me vajzën dhe djalin e tij, ndryshe nga Miriami që ka sakrifikuar karrierën e saj për t’iu përkushtuar fëmijëve.
Sëfundmi përmes një postimi në InstaStory Albani ka treguar se ndihet në borxh me dy dashuritë e tij, referuar fëmijëve.
Këngëtari thotë se djali dhe vajza e tij e kanë mirëkuptuar, ndërsa shton se askush dhe asgjë nuk e zëvendëson prezencën e një babai.
“Jam pak ne “borxh” keto kohe me keto dy dashurite! Jam me fat qe i mirekuptojne qellimet e mia te mira dhe qe jane gjithcka per mua. Gjithsesi, po e kuptoj gjithmone edhe me shume qe askush dhe asgje s’mund ta zevendesoj prezencen e nje babai.”- ka shkruar këngëtari.




