KUKËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kukës, ku një nxënës i një shkolle 9-vjeçare ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, e cila po rikonstruksionohet nga një firmë ndërtimi.
NGJARJA
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i mituri po përpiqej të merrte topin pranë kantierit të ndërtimit. Ndërkohë nga kati i tretë i godinës janë hedhur materiale inerte, të cilat e kanë goditur nxënësin, duke i shkaktuar plagë dhe dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. I mituri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas ai është dërguar me urgjencë drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, ngjarja nuk është raportuar zyrtarisht nga Policia e Kukës, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe procedurat e ndjekura në raste të tilla.Nga ana tjetër, Inspektoriati i Punës ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar punimet në godinë dhe duke vendosur shiritat e sigurisë, për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe masave mbrojtëse në kantier./Radar.al


