Një person u gjet i pajetë pasditen e 3 shkurtit në lagjen 4 të qytetit të Korçës.
Burimet thanë se viktima është një 62-vjeçar emri i të cilin nuk është bërë me dije.
Ai u gjet i pajetë në rrugë nga disa kalimtarë dhe dyshohet se ai kishte humbur jetën pranë banesës.
Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko ligjore.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rastin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./Radar.al


