Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy vëllezër të moshës 8 dhe 10 vjeç janë mbytur në lumin Shkumbin.
Të miturit kishin hyrë në ujë për t’u larë, ndërsa ruanin bagëtitë, por rrjedha e fortë i tërhoqi dhe ata nuk arritën të dilnin më në breg. Trupat e tyre të pajetë u gjetën më pas në një kanal të lumit më poshtë.
Forcat e emergjencës dhe banorë të zonës ndërhynë menjëherë, por fatkeqësisht pa rezultat. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.


