Marko Tardeli, ish-futbollist që u shpall kampion Bote me Italinë e vitit 1982, është treguar kritik sa i përket Ronaldos. Tardeli mendon se Ronaldo duhet të përfundojë në stol.
“Pa treguar mungesë respekti ndaj askujt, por ky Kristiano Ronaldo mund të mbetet edhe në stol për Portugalinë. Nuk bën më diferencën dhe duket qartë se skuadra, në këtë moment, nuk ka besim tek ai.“- u shpreh Tardeli. Ish-mesfushori bën pjesë te legjendat e Italisë. Në Botërorin e vitit 1982 i shënonte Gjermanisë në finale, ndërsa axurrët fitonin kupën në fund.
Ronaldo vazhdimisht është vendosur në qendër të kritikave. Në moshën 41-vjeçare shikohet edhe si pengesë për përfaqësuesen e tij./PanoramaSport


