Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Elidon (Aldo) Avdylajn, i cili u ndalua një ditë më parë nga forcat RENEA në Tiranë.
37-vjeçari ishte në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” dhe dyshohet si financues dhe organizator i vrasjes së Edmir Bregut më 2 tetor.
Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Avdylaj akuzohet nga GjKKO për “vrasje me paramendim” për hakmarrje, “pastrim parash” dhe “mbajtje pa leje të armëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.


