Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U arratis në sy të efektivëve, kush është Hasan Ferracaku që hetohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë

    July 2, 2026
    U arratis në sy të efektivëve, kush është Hasan Ferracaku që hetohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë

    Edhe pse ruhej 24 orë nga efektivë të policisë jashtë banesës së tij në Shkodër, Hasan Ferracaku ka arritur që të arratiset pa lënë asnjë gjurmë.

    Por kush është Hasan Ferracaku?

    Hasan Ferracaku është një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë 5 vite më parë ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur.

    Bëhet me dije se Hasan Ferracaku ndodhej me masën “arrest shtëpie” dhe ishte në ruajtje 24 orë nga policia e Shkodrës, por pavarësisht kësaj ka arritur që të arratiset duke i shpëtuar ruajtjes policore dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

    Ferracakut, pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit si një prej të dyshuarve në vrasjen e ndodhur në Velipojë u la në “arrest shtëpie”, nga gjykata kërkoi mbikëqyrje 24 orë.

    Ferracaku ishte në ruajtje nga efektivët prej afro 3 vitesh dhe ka gjetur mënyrën që të arratiset për arsye që ende janë të paqarta. Ai ishte një prej dy të plagosurve në masakrën e 26 qershorit 2021 në Velipojë bashkë me nipin e tij 17 vjeçar E.D të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

    Në atë përplasje me armë mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç dhe dy vëllezërit Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Xhovani Gocaj 25 vjeç si dhe kamarieri 20 vjeçar Myzerim Zeneli që kishte ditën e parë të punës. Për atë ngjarje policia asokohe shpalli në kërkim edhe 3 djemtë e Hasan Ferracskut, Abedin, Shyqyri dhe Besmir Ferracaku.

    Vrasja e katër shtetasve dhe plagosja e dy të tjerëve erdhi pas një konflikti mes familjes Gocaj dhe familjes Ferracaku lirdhur me një parcelë shezllongesh në plazhin e Velipojës.

    Sherri degradoi në përdorimin e armëve. Në vendngjarje u sekuestruan dy pistoleta, njëra e gjetur në vendngjarje dhe tjera në hotelin e Gocajve.

    Në dosjen e prokurorisë thuhet se vëllezërit Hasan dhe Kujtim Ferracaku janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj për ndarjen e shezlongëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar.

    Hasan Ferracaku ruhej 24 orë nga efektivë të policisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    July 2, 2026

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    July 2, 2026

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    July 2, 2026

    Kalın takohet me liderin kurd në Irak, në fokus çarmatimi i PKK-së dhe bashkëpunimi për sigurinë

    July 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.