Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tv Klan apo Top Channel? Ja kush ka shikueshmërinë më të madhe!

    August 6, 2024
    Tv Klan apo Top Channel? Ja kush ka shikueshmërinë më të madhe!

    TIRANË– Të dhënat e bilanceve të kompanive mediatike të analizuara nga BIRN tregojnë se gjatë vitit 2023, televizionet kryesore shtuan të ardhurat ndërsa televizionet e vogla pësuan rënie apo thelluan humbjet, duke bërë që tregu të dominohet më shkallë të lartë nga pak operatorë.

    Katër televizionet më të mëdha komerciale të vendit rritën shkallën e dominimit të tregut në masën 79.1% gjatë vitit 2023, nga 75.1% që kontrollonin në vitin 2022. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e pasqyrave financiare të kompanive të licencuara për shërbime televizive komerciale, të analizuara nga BIRN. Kjo është shkalla më e lartë e përqendrimit të medias që nga viti 2018.

    Standardet ndërkombëtare sugjerojnë matjen e shkallës së përqendrimit të medias përmes llogaritjes së pjesës së tregut të zënë nga katër operatorët e mëdhenj. Në rastin e Shqipërisë gjithsesi vërehet se dy janë operatorët me të vërtetë të mëdhenj ndërsa operatori i tretë e i katërt në realitet mund të konsiderohen si televizione të mesme dhe jo të mëdhenj.

    Nëse shkalla e dominimit llogaritet si pjesa e tregut të zënë nga dy operatorët e mëdhenj, atëhere në vitin 2023 kemi Klan dhe Top Channel që zënë bashkë 64% të tregut.

    BIRN analizoi të dhënat kryesore financiare të dymbëdhjetë televizioneve më të mëdha në vend, nga të cilat, dy nuk patën depozituar bilanc brenda datës 31 korrik 2024, siç kërkohet nga ligji, ndërsa dhjetë kishin dorëzuar bilanc në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

    Të dhënat tregojnë se pas një periudhe disavjeçare në të cilën, rritja e disa televizioneve të reja solli në një masë të kufizuar rënie të dominimit të Top Channel dhe TV Klan, tendenca ndryshoi sërish vitin e kaluar drejt një shkalle më të lartë përqendrimi.

    Të dhjetë televizionet e shqyrtuara patën të ardhura të përbashkëta në masën 6.6 miliardë lekë (rreth 66 milionë euro) për vitin 2023, me një rritje prej 14% përkundrejt vitit 2022. Të renditura sipas të ardhurave, televizioni Klan mbajti vendin e parë, njësoj që nga viti 2021, kur zëvendësoi Top Channel për primatin. Top Channel zë vendin e dytë, pasuar nga Media Vizion në vendin e tretë dhe G2 Media A2CNN në vendin e katërt.

    Zgjedhje dhe Big Brother

    Zakonisht televizionet shqiptare kanë vite të mbara kur këto vite përmbajnë zgjedhje parlamentare apo zgjedhje të pushtetit vendor. Kjo vjen si rrjedhojë e volumit të zakonshëm të reklamave të financuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për edukimin e votuesve si dhe nga reklamat e partive politike. Por viti 2023 ka njohur një rritje të konsiderueshme të tregut në total, gjë që duket se vjen pjesërisht si rrjedhojë e spektaklit televiziv Big Brother Vip Albania. Top Channel, televizioni i dytë më i madh në vend njohu një rritje në nivelin e të ardhurave me 25% vitin ë kaluar, ndërsa të ardhurat e Klan u rritën me 19%. Rritje pati edhe Vizion Plus me 25% dhe A2 CNN me 11%. Televizionet e tjera kryesisht pësuan rënie në të ardhura.

    Televizioni Klan është gjithashtu televizioni më fitimprurës në vend për aksionerët e vet. Gjatë vitit të kaluar, fitimet neto arritën në 2.7 milionë euro, shifër kjo katër herë më e lartë se sa fitimet neto të Top Channel.

    Televizionet relativisht të reja, A2CNN dhe Euroneës patën ecuri disi më pozitive vitin 2023 në krahasim me vitin 2022. Të dyja shënuan rritje të të ardhurave,  por A2CNN deklaroi bilanc me një fitim të ulët ndërsa Euroneës vijon të ekzistojë me humbje të konsiderueshme. Gjatë vitit të kaluar, humbjet e Euroneës ishin në masën 89.5 milionë lekë. Me humbje rezultuan edhe televizionet Report TV, Neës 24 dhe ABC.

    Televizioni i opozitës Syri.tv zuri vitin e kaluar 1.7% të totalit të të ardhurave të tregut televiziv ose 113 milionë lekë. Të ardhurat e deklaruara ranë me 22% në krahasim me vitin 2022.

    Larmishmëria e medias dhe mosdominimi i tregut të medias nga pak operatorë konsiderohet si tipar i fuqisë së demokracisë ndërsa mungesa e larmishmërisë dhe dominimi i panoramës mediatike nga pak operatorë konsiderohet si shqetësim për demokracinë.

    Larmishmëria apo mungesa e larmishmërisë në tregun mediatik zakonisht matet duke llogaritur pjesët e audiencës. Por matja e audiencës në Shqipëri nuk është sot për sot e besueshme kështu që, të dhënat e të ardhurave të pasqyruara në bilanc mund të përdoren si një matës jo i drejtpërdrejtë i larmishmërisë.

    Aktualisht të gjitha mediat kryesore në vend konsiderohen gjerësisht si proqeveritare dhe po kështu konsiderohet edhe televizioni publik shqiptar, i cili ka një buxhet vjetor prej mbi 21 milionë eurosh dhe që drejtori aktual i të cilit është një ish-deputet socialist./reporter.al

    shikueshmëri top channel tv klan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.