Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Turizmi/ Qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

    September 18, 2025
    Turizmi/ Qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

    Strukturat akomoduese në vendin tonë regjistruan një sezon të mbarë matur nga net-qëndrimet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se kishte një rritje si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të netëve të qëndrimit në korrik 2025. Vizitorët gjithsej u rritën me 34,6%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 45,3% dhe rezidentë 11,2% krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar.

    Net qëndrimet gjithsej pësuan rritje vjetore me 33,5%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 44,4%, ndërsa ato nga rezidentët me 9,8%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+50,3%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+41,1%).

    Në profilin e tregjeve, Kosova vijon të udhëheqë me 21% të vizitorëve jo-rezidentë, e ndjekur nga Polonia (11%) dhe Italia (10%). Gjermania dhe Franca kontribuuan përkatësisht me 7% dhe 6%, ndërsa 45% e turistëve vinin nga vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

    Edhe norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele shënoi përmirësim, duke u ngjitur në 52,9% nga 49,3% në Korrik 2024, një tregues i qartë i kërkesës në rritje.

    Strukturat akomoduese turistike klasifikohen dhe përshkruhen në grupe Hotele dhe akomodime të ngjashme. Kjo klasë përfshin hotele, kompleks turistike, hotele suita, motele.

    Grupi tjetër “Akomodime për pushime dhe të tjera” përfshin shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore. Grupi i tretë i njësive akomoduese përfshin hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.

    Shqipëria ka pasur zhvillime pozitive në sektorin e turizmit vitet e fundit. Ritmet e rritjes së numrit të turistëve kanë rënë këtë vit, por qëndrimet në hotele po rriten edhe nga formalizmi dhe deklarimi më i lartë i strukturave akomoduese./Monitor

    instat rritje vjetore 33.5% Strukturat akomoduese turizmi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    June 17, 2026

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    June 17, 2026

    Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.