Jehona që po i bëhet vendit tonë në arenën ndërkombëtare, si një shtet që ofron turizëm gjithëvjetor, me çmime të lira dhe mikpritje mbresëlënëse, ka tërhequr miliona turistë në 6 mujorin e parë të vitit. Qytetet bregdetare janë më të frekuentuarat këtë periudhë, për të mos lënë pas edhe alpet me natyrë të paprekur.
Në këtë vazhdë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjete sociale që ilustron një grup turistësh të huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të pushuar. Ata shihen në tre momente të ndryshme të ditës, duke shëtitur në qytetin bregdetar, e duke shijuar në maksimum natyrën e pashoq të vendit.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
MIRËMËNGJES
dhe me buzëqeshjet e turistëve nga e gjithë bota në këtë fillim gushti, që shijojnë magjinë e Vlorës në shëtitjen e Lungomares, ju uroj të shtunë të bukur
Radar.al


