Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar zgjatjen e armëpushimit me Iranin, pas një kërkese që, sipas tij, ka ardhur nga Pakistani.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se armëpushimi do të vazhdojë deri në momentin kur Irani të paraqesë një propozim të unifikuar dhe të përfundojnë diskutimet mes palëve.
Ai më herët kishte bërë të ditur se armëpushimi do të përfundonte të mërkurën në mbrëmje sipas orës së Uashingtonit, por pa dhënë një orar të saktë. Ndërkohë, autoritetet pakistaneze kishin deklaruar një afat më të hershëm për përfundimin e tij.
Trump tha gjithashtu se vendimi është marrë pas kërkesës së zyrtarëve pakistanezë, përfshirë Shehbaz Sharif dhe Asim Munir, duke theksuar nevojën për një propozim të përbashkët nga pala iraniane.
Sipas tij, forcat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri të plotë dhe “bllokada detare” do të mbetet në fuqi deri në një vendim përfundimtar mbi vazhdimin ose jo të marrëveshjes së armëpushimit.


