Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas kinez, disa të plagosur

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: Zelenskyy tregoi mungesë respekti për Zyrën Ovale

    March 2, 2025
    Trump: Zelenskyy tregoi mungesë respekti për Zyrën Ovale
    Zelensky dhe Trump

    SHBA– Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, që synonte nënshkrimin e një marrëveshjeje që do t’i ofronte Shteteve të Bashkuara qasje ndaj mineraleve të rralla të nëntokës ukrainase, u tjetërsua në një debat të nxehtë mes dy udhëheqësve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, Shtëpia e Bardhë konfirmoi më vonë se marrëveshja për mineralet nuk ishte nënshkruar.

    “Ju nuk po fitoni. Nuk po e fitoni këtë (luftën). Keni një shans mjaft të mirë për sukses, për shkakun tonë”, i tha Presidenti Trump homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

    Një shkëmbim i nxehtë dhe i jashtëzakonshëm në Zyrën Ovale mes Presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe Presidentit Donald Trump.

    “Nuk ke kartat e duhura. Por bën bixhoz me jetët e miliona njerëzve. Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti Trump homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

    Presidenti Trump i kërkoi Presidentit Zelenskyy që të nënshkruante një marrëveshje që ofron shfrytëzimin e mineraleve të rralla ukrainase nga Shtetet e Bashkuara në këmbim të mbështetjes së Uashingtonit për Ukrainën në luftën kundër agresorit rus.

    “Ose bëni marrëveshje, ose ne tërhiqemi”, i tha Presidenti Trump udhëheqësit ukrainas.

    Në një deklaratë të postuar në median sociale pas takimit, Presidenti Trump la të kuptohet se marrëveshja ishte hequr nga tavolina. Ai tha se Presidenti Zelenskyy tregoi mungesë respekti për Zyrën Ovale dhe se nuk është i gatshëm për paqe, siç u shpreh ai.

    Takimi i udhëheqësve me gazetarët, i transmetuar drejtpërdrejtë në televizion, mori një ton luftarak në minutën e 40, kur Presidenti Zelenskyy përmendi aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

    Nënpresidenti JD Vance e akuzoi udhëheqësin ukrainas për përfshirje në “turne propagandistike”.

    “A mendoni se tregon respekt ardhja në Zyrën Ovale të Shteteve të Bashkuara dhe sulmi ndaj administratës që po përpiqet të parandalojë shkatërrimin e vendit tuaj?”, e pyeti Nënpresidenti JD Vance presidentin ukrainas.

    Presidenti Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë pas anulimit të një konference të përbashkët shtypi, që ishte planifikuar më parë.

    Duke folur për shtypin, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë drejt Floridës, Presidenti Trump tha se kishte përshtypjen se synimi i udhëheqësit ukrainas nuk përputhej me objektivin amerikan për të arritur paqe.

    “Nuk po kërkojmë të futemi në një luftë dhjetëvjeçare dhe të bëjmë lojëra. Ne duam paqe. Arrita në përfundimin se nëse nënshkruajmë marrëveshjen, ai po kërkon diçka që nuk përputhet me objektivin tonë. Ai po kërkon të vazhdojë luftën”, tha Presidenti Trump pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin ukrainas.

    Marrëveshja e propozuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës kërkon bashkëpronësi dhe menaxhimin e një fondi rindërtimi pas luftës në Ukrainë. Sipas propozimit, Ukraina do të depozitojë në fond 50% të të ardhurave nga burimet natyrore të vendit.

    Presidenti Trump e ka cilësuar marrëveshjen për mineralet si një lloj frenimi në vend të garancive të sigurisë ku Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin forcat paqeruajtëse evropiane në Ukrainë pas përfundimit të luftës me Rusinë.

    “Shpresoja që marrëveshja për mineralet, çka do të ishte transformuese për marrëdhëniet, do të shkonte mirë. Fola me Presidentin Zelenskyy në mëngjes”, u shpreh Senatori republikan Lindsey Graham.

    Kohët e fundit, Presidenti Trump e ka shtuar trysninë ndaj Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, duke pretenduar se Kievi e filloi konfliktin. Në vitin 2022 trupat ruse filluan një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

    Presidenti Trump ka zhvilluar negociata të drejtpërdrejta me Rusinë pa përfshirjen e Kievit apo aleatëve evropianë, duke lënë mënjanë politikat e kohës së Presidentit Biden.

    Presidenti Zelenskyy falënderoi Presidentin Trump dhe amerikanët përmes një postimi në rrjetin X pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

    “Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe po punojmë pikërisht për këtë”, shkroi ai në rrjetin X./VOA

    Presidenti Zelenskyy Zyra Ovale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas kinez, disa të plagosur

    April 27, 2026

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    April 27, 2026

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    April 27, 2026

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.