Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    Irani, propozim të ri SHBA-ve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Raporti vjetor/ Kreu i SPAK Klodjan Braho raporton sot para Këshillit të Lartë të prokurorisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump u bën thirrje banorëve të Teheranit që të evakuohen

    June 17, 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë samitit të G7-ës në Kanada.

    SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët në Uashington nga samiti i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Kanada, për shkak se duhet të trajtojë “çështje të rëndësishme”, tha më 16 qershor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

    Njoftimi erdhi pak pasi Trump, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të largohen menjëherë nga qyteti.

    “Irani është dashur ta nënshkruajë ‘marrëveshjen’. U thashë ta nënshkruanin. Sa turp dhe sa humbje e jetës së njerëzve. Thënë thjesht: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë vazhdimisht”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”.

    Ushtria izraelite, më herët, lëshoi një njoftim duke u bërë thirrje banorëve të një qarku të Teheranit që të evakuohen.

    Paralajmërimet vijnë në një kohë kur Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Iranit, të cilat thotë se synojnë të shkatërrojnë objektet bërthamore të Republikës Islamike.

    Para vendimit të tij për t’u larguar më herët nga samiti në Kanada, Trump u tha gazetarëve: “Sapo të largohem, ne do të bëjmë diçka. Por, më duhet të largohem”.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se, duke pasur parasysh qëllimin për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme, largimi i Trumpit nga samiti i G7-ës është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se amerikanët kanë ofruar të takohen me iranianët.

    “Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të sigurojnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë”, u tha Macron gazetarëve.

    Por, më vonë Trump iu përgjigj kësaj deklarate të Macronit, duke thënë se udhëheqësi francez gabimisht tha se ishte larguar nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.

    “Gabim! Ai nuk ka idenë pse po kthehem tani në Uashington, por me siguri nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Është diçka shumë më e madhe se kaq. Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon”, shkroi Trump në Truth Social.

    Para largimit të Trumpit nga samiti, të shtatë udhëheqësit nënshkruan një deklaratë ku theksohej “rëndësia e mbrojtjes së civilëve”, pas rritjes së sulmeve që kanë shkaktuar viktima civile në të dyja vendet.

    Udhëheqësit e G7-ës – Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-ja – gjithashtu thanë se Irani “kurrë nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe se Izraeli “ka të drejtë të mbrojë veten”.

    Në deklaratë thuhej se shpresohet të gjendet një zgjidhje për krizën iraniane, një zgjidhje “që çon drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme, përfshirë një armëpushim në Gazë”.

    Janë ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së mundshme të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit që nga vala e parë e bombardimeve të kryera nga Izraeli më 13 qershor. Presidenti amerikan ka përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në sulmet fillestare dhe ka refuzuar të deklarojë nëse do të marrin pjesë në të ardhmen.

    I pyetur se çfarë do të duhej të ndodhte që SHBA-ja të përfshihej ushtarakisht në konflikt, Trump tha: “Nuk dua të flas për këtë”.

    Izraeli ka shënjestruar disa objekte të programit bërthamor iranian, por nuk ka arritur ta shkatërrojë objektin për pasurimin e uraniumit në Fordou, i cili ndodhet thellë nën tokë dhe gjendet rreth 200 kilometra në jug të Teheranit. Sipas ekspertëve ushtarakë, që kanë folur për mediat amerikane, për ta eliminuar këtë objekt, Izraelit do t’i nevojitej një bombë amerikane që depërton në bunkerë, e cila mund të transportohet vetëm nga bombarduesi amerikan B-2, që është i pajisur me teknologji për shmangie të radarëve./REL

    Matura Shtetërore/ Mbi 27 mijë maturantë sot i nënshtrohen provimit të Matematikës

    donald trump Teheran
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    April 27, 2026

    Irani, propozim të ri SHBA-ve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    April 27, 2026

    Raporti vjetor/ Kreu i SPAK Klodjan Braho raporton sot para Këshillit të Lartë të prokurorisë

    April 27, 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.