Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetin e tij Truth Social, duke paralajmëruar për një zhvillim dramatik.
“Një qytetërim i tërë mund të marrë fund sonte dhe të mos ringjallet më kurrë. Nuk e dëshiroj këtë, por është e mundur të ndodhë”, shkroi ai.
Trump shtoi se një ndryshim i plotë i regjimit mund të hapë rrugën për zhvillime të reja, duke theksuar se ndoshta mund të ndodhë diçka “e jashtëzakonshme dhe revolucionare”.
Ai e cilësoi situatën si një moment potencialisht historik, duke deklaruar se “47 vite zhvatje, korrupsion dhe vdekje mund të marrin fund”.
Ndërkohë, mediat iraniane raportojnë për shpërthime në ishullin Kharg, në Gjirin Persik. Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, avionë luftarakë amerikanë dhe izraelitë kanë kryer disa sulme ajrore në zonë, duke shkaktuar shpërthime të shumta.


