SHBA– Mes vendimeve të shumëpërfolura të Donald Trump pas inaugurimit të tij si presidenti i 47-të i SHBA ishte ndryshimi i emrit në Gjirin e Meksikës.
Presidenti i 47-të i SHBA-ve, në fakt, iu referua kësaj çështjeje në fjalimin pas inaugurimit të tij, ndërsa pak më vonë ishte një nga dekretet e para që firmosi.
Ky vendim i Trump duket se ka qenë shumë qesharak për Hillary Clinton, pasi nga regjistrimet e kamerave televizive shihet teksa ajo ka shpërthyer në të qeshura sapo ka dëgjuar këtë deklaratë të Trump./Radar.al


