Presidenti amerikan Donald Trump kritikon ashpër Spanjën, duke e cilësuar “humbje e sigurt” dhe “shumë armik ndaj NATO-s”, ndërsa shprehu zhgënjimin edhe ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer.
Në një intervistë për New York Post, Trump akuzoi Spanjën se nuk po përmbush detyrimet e saj për shpenzimet mbrojtëse dhe nuk vepron si aleat i besueshëm. “Nuk është lojtar në ekip, dhe as ne nuk do të luajmë në ekip me Spanjën,” tha ai.
Trump kritikoi gjithashtu Starmer për refuzimin e përdorimit të bazave britanike gjatë operacionit amerikan dhe izraelit kundër Iranit. Megjithatë, ai shtoi se marrëdhënia me kryeministrin britanik mbetet e mirë, por në disa raste “nuk bën gjërat që duhet të bëjë”.


