SHBA– Ish-Zonja e Parë Melania Trump ka reguar publikisht për herë të parë që nga fitorja e zgjedhjeve të bashkëshortit të saj.
Vetëm pak orë pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump fitoi mjaftueshëm vota elektorale për një mandat të dytë, Melania postoi në platformën X, mbrëmjen e së mërkurës në lidhje me kthimin e ish-çiftit të parë në Shtëpinë e Bardhë.
“Shumica e amerikanëve na e kanë besuar këtë përgjegjësi të rëndësishme. Ne do të ruajmë zemrën e republikës sonë – lirinë. Unë pres që qytetarët e kombit tonë të ribashkohen në përkushtimin ndaj njëri-tjetrit dhe të ngrihen mbi ideologjinë për hir të lirisë individuale, prosperitetit ekonomik dhe sigurisë. Energjia, aftësia dhe iniciativa amerikane do të bashkojnë mendjet tona më të mira për ta çuar kombin tonë përpara përgjithmonë.”-ka shkruar ajo.
Ky postim vjen rreth një orë pasi Kai Trump, vajza e Donald Trump Jr , postoi një foto në X të “të gjithë skuadrës”, ku shfaqej Presidenti i zgjedhur, pesë fëmijët e tij, madje madje edhe miliarderi Elon Musk, por jo Melania./Radar.al
Republikanët në festë/ Donald Trump mund Harris, mban fjalimin e fitores


