Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump refuzon faljen e BBC-së për montazhin e fjalimit, paralajmëron padi

    November 10, 2025

    Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë kërkesën për falje të BBC-së lidhur me skandalin e montazhit të një fjalimi të tij dhe ka paralajmëruar padi ndaj rrjetit britanik. BBC konfirmoi se ka marrë një letër nga ekipi ligjor i Trump dhe se do të përgjigjet “në kohën e duhur”.

    Skandali u bë publik pas një hetimi të gazetës The Telegraph, e cila zbuloi se dokumentari i programit “Panorama”, transmetuar tetorin e kaluar, një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA kishte manipuluar përmbajtjen e një videoje të fjalimit të Trump-it. Sipas një memoje të brendshme 19-faqëshe, programi “e kishte mashtruar plotësisht publikun”.

    Në dokumentar, që trajtonte rolin e Trump në ngjarjet e 6 janarit, BBC akuzohet se bashkoi dy pjesë të ndara të fjalimit të tij nga janari 2021. Montazhi krijonte përshtypjen se Trump u bënte thirrje mbështetësve që “të shkonin në Kapitol për të luftuar me zjarr”, ndërsa ishte hequr pjesa ku ai kërkonte “marshim paqësor dhe patriotik”. Në realitet, dy pjesët kishin diferencë kohore prej rreth një ore.

    Pas kritikave të ashpra, presidenti i BBC-së, Samir Shah, kërkoi falje publike, duke e cilësuar çështjen si “një gabim në gjykim”.

    “Pranojmë se mënyra si u montua fjalimi krijoi përshtypjen e një thirrjeje të drejtpërdrejtë për dhunë. BBC kërkon falje për këtë gabim,” shkruante Shah në letrën drejtuar Komisionit për Kulturë, Media dhe Sport.

    Shah mohoi gjithashtu pretendimet se BBC kishte tentuar të fshehë çështjen, duke kundërshtuar akuzat e ish-këshilltarit të pavarur për etikën, Michael Prescott, i cili dha dorëheqjen në qershor duke akuzuar menaxhmentin për mungesë transparence.

    BBC padia Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.